Sara Mila kritikon Ballën dhe deputetët e tjerë të Elbasanit: Kanë qenë të përgjumur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila ka kritikuar përfaqësuesit e qarkut të Elbasanit në Kuvend, pasi sipas saj nuk kanë punuar aq sa duhert për të thithur investime të rëndësishme.

Gjatë një interviste televizive, Mila, e cila rezultoi si kandidatja më e votuar nga lista e hapur, shkoi më tej duke thënë de deputetet e Elbasanit, kanë qenë të përgjumër.

Investimet në qarqe duan një lobim pozitiv në qeveri. Por, konstatoj se, prej shumë vitesh, përfaqësuesit e Elbasanit në Parlament nuk kanë bërë sa duhet për të thithur investime të rëndësishme, që të rikthejnë shpresën tek të rinjtë. Ata kanë qenë të përgjumur,” deklaroi ajo.

Sipas saj,  ekziston një garë mes qarqeve për të siguruar projekte dhe fonde dhe theksoi se përfaqësuesit e Elbasanit kanë qenë të përgjumur në këtë aspekt.

Mila nuk përmendi emra, por dy kujtojmë këtu se dy nga figurat më të rëndishem të PS në Elbasan janë Taulant Balla dhe Arbjan Mazniku.

Ka një garë mes qarqeve, për të prezantuar projekte e për të siguruar sa më shumë fonde për zonat e tyre. Elbasani ka qenë i përgjumur në këtë drejtim,” shtoi Mila.