Vrasja e gjyqtarit, reagon delegacioni i BE në Shqipëri: Akt kriminal! Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda Gjykatës së Apelit.

Delegacioni i BE-së shprehet i tronditur nga ky akt dhe nënvizon nevojën e ngutshme që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit.

Në reagim theksohet se Bashkimi Evropian mbetet i palëkundur në mbështetjen e konsolidimit të reformës në drejtësi dhe të forcimit të sundimit të ligjit në vend’, thuhet ne reagim.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë. Ne e dënojmë me forcë këtë akt kriminal. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e gjyqtarit Kalaja.

Kjo tragjedi nënvizon nevojën e ngutshme që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit. Bashkimi Evropian mbetet i palëkundur në mbështetjen e konsolidimit të reformës në drejtësi dhe të forcimit të sundimit të ligjit në vend’, thuhet ne reagim.