Shqipëria merr fitore minimale ndaj Gjibraltarit, por nuk bind në fushën e blertë

Kombëtarja shqiptare arriti një fitore minimale ndaj Gjibraltarit në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Europa Point” në shifrat 0-1.

Takimi ishte me ritëm të ulët, por penalltia e fituar nga Kristjan Shpendi në minutën e 69-të dhe e realizuar nga Jasir Asani, vendosi fatin e ndeshjes.

Në pjesë të dytë, trajneri Sylvinho bëri tre zëvendësime të njëhershme, duke futur në lojë Kristijan Shpendin, Ivan Balliun dhe Arbër Hoxhën, në vend të Brojës, Hysajt dhe Dakut. Këto ndryshime dhanë efekt të menjëhershëm, duke rritur presionin në zonën kundërshtare.

Fitorja ishte në shifrat minimale, por shqetësues ishte fakti që lojtarët nuk bindën me lojën e tyre.

Kjo ishte ndeshje prove, para përballjes me Letoninë, më 9 shtator në stadiumin “Arena Kombëtare”, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.