Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK zbatimin e masës “detyrim paraqitje” në GJKKO ka caktuar ndaj tij në lidhje me dosjen “Partizani”.
Në një komunikim me gazetarët jashtë dyerve të SPAK, Berisha vijoi me akuzat ndaj këtij institucioni dhe kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Sipas kryedemokratit 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar pasi janë njoftuat krerët e karteleve për operacioniet për kapjen e tyre. Sipas Berishës, asnjë prej krerëve të karteleve nuk është në burg.
“250 urdhra-arreste s’janë ekzekutuar, janë njoftuar krerët e karteleve. U bëj thirrje gazetarëve të merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien pre e mashtrimeve të tyre. 34 ton kokainë, 6.5 miliardë euro. Asnjë gram nuk është kapur në Shqipëri, dezinformojnë, mashtrojnë se u kapën 17 tonelata. Theksova këtë moment, se nëse Altin Troplinin po e dekoronte Elvis Doçi, pikërisht për këtë bashkëpunim kriminal të ngushtë, mes personave të caktuar, një pjesë është edhe policia. Rastet janë flagrante, që akuzohen vetë këta prokurorë, kjo paraqet një problem madhor për rendin dhe sigurinë. Padrinot janë të lirë”, deklaroi Berisha.