E TURPSHME/ Flamur Noka si gangster në Kuvend, sulmon Shehajn fizikisht si bandit rruge! Gaz Bardhi qesh dhe bëhet palë me Spiropalin

“Flamuri pa bisht” i drejtohej kryeministri Rama deputetit Flamur Noka disa kohë më parë, kur e akuzonte për përçarje mes shqiptarëve, e mesa duket fjalët e tij po rezultojnë të drejta, pasi Noka sot futi edhe njëherë tjetrën përçarjen mes popullit opozitar.

Në një veprim të turpshëm si gangster e bandit rruge, të cilët bën sikur i akuzon çdo herë që del e flet për mediat, ai sulmoi fizikisht Agron Shehajn në Kuvend, pasi ky i fundit bllokoi foltoren për shkak se Elisa Spiropali nuk e lejoi të replikonte me Belinda Ballukun.

Jo vetëm që e shtyu duke e larguar nga foltorja, por Noka e sulmoi edhe më pas kur Shehaj doli “live” në rrjetet e tij sociale, duke i hequr telefonin dhe duke e shtyrë sërish.

Por si të mos mjaftojë veprimi i turpshëm i Nokës, në krah të tij doli edhe Gazment Bardhi, i cili qeshte bashkë me Elsisa Spiropalin dhe i thoshte Shehajt të largohej, duke e akuzuar si njeri të Erion Veliajt.

Por, Gaz Bardhi duket se harron që mori shkopinjë druri e gaz lotsjellës për të sulmuar demokratët në protestën e 8 Janarit, të udhëhequr nga Sali Berisha, të cilin njëherë e akuzonte si kriminel e të lidhur me bandat, e tashmë e cilëson si kryetarin e tij të partisë.

Sërish, edhe fjalët e Ramës për Gaz Bardhin duket se po dalin të vërteta, kur i thoshte: “S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që ngre dorën duke kërcyer prehër më prehër sikur ka gur për të hedhur”.

Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë dy deputetë që do të kërkojnë votën e demokratëve, të atyre që i nxjerrin në rrugë e i shohin nga restorantet kur arrestohen e rrihen nga policia, ndërsa vetë bëjnë rolin e gangsterit në Kuvend.