Më datë 23 dhjetor do të mbahet protesta e radhës e opozitës. Datën e bëri me dije kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konferencë me gazetarët, mesditën e kësaj të hëne.
Edhe pas lirimit të Berishës, opozita do të vijojë me mosbindjen civile duke njoftuar një tjetër protestë. Sipas kreut të PD, 23 dhjetori do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot.
“Data 23 Dhjetor do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot.
Modalitetet e kësaj mosbindje civile do të përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët, demokratët nga mbarë Shqipëria e kudo që ndodhen në botë duhet të bashkohen më 23 në një mosbindje civile. Duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Ramës”- u shpreh Berisha.