Prokuroria e Tiranës ka ashpërsuar akuzën ndaj 14 vjeçarit, i cili pak ditë më parë vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Mësohet se Prokuroria ka ngritur akuzën “ vrasje në rrethana cilësuese”, ndaj Mario Perlleshit, për vrasjen e Martin Camit.
Policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndin edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Ngjarja e rëndë, që ndodhi shumë pranë shkollës “Fan Noli” tronditi mbarë opinionin publik ndërsa këtë të enjte u zhvillua edhe një protestë paqësore, ku shumë qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Për këtë krim, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili pas mbledhjes së qeverisë, i cili nuk përjashtoi mundësinë që të mbyllen TikTok dhe Snapchat në Shqipëri.