Arrestohet shqiptari në Mal të Zi, pas kontrollit iu zbuluan rreth 1 milion euro

Një shqiptar është atrrestuar nga autoritetet e Malit të Zi. Gjatë kontrolleve të kryera në pikën e kalimit kufitar në Han të Hotit.

Policia ka kryer kontrolle në kamionin që drejtonte shqiptari, ndërsa në brendësi të tij u gjetën rreth 1 milion euro.

Prokuroria Speciale e Shtetit kishte urdhëruar kryerjen e kontrolleve në kamion, që drejtohej nga shqiptari.

Shuma monetare thonë autoritetet ka si burim veprimtarinë kriminale.

“Paratë ishin të fshehura në ngarkesë dhe për shkak të ekzistencës së dyshimit se ato kanë ardhur nga veprimtari kriminale dhe se origjina e tyre është fshehur me transferimin e tyre dhe kështu është kryer vepra penale e pastrimit të parave, në shumën totale prej rreth 950.000 euro, i dyshuari është privuar nga liria dhe prokurori special pas seancës i ka caktuar masën e ndalimit deri në 72 orë nga momenti i heqjes së lirisë”, njoftuan autoritetet.