Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Marikaj të Vorës ditën e sotme, ku raportohet se i plagosuri ka marrë plumb në këmbë.
Ai është nisur menjëherë drejt spitalit ku po merr mjekimin, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të hetuar rrethanat e plagosjes, teksa bëhet me dije se plagosja ka ndodhur si shkak i një konflikti mes dy personave.