E konfirmon avokati, Ervin Salianji niset drejt burgut të Fierit për të vuajtur dënimin

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho ka folur për mediat lidhur me vetëdorëzimin e deputetit, pas dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Braho ka folur shkurtimisht për gazetarët jashte ambienteve te Drejtorisë së Policisë duke thënë se Salianji do të niset mbrëmjen e sotme drejt burgut të Fierit, ku do të kryejë dënimin e tij.

Avokati po ashtu tha se vendimi për të dënuar Salianjin ishte politik duke shtuar se u ekzekutua vullnetarisht nga deputeti demokrat, i cili u vetëdorëzua në Polici.

Zoti Salianji erdhi, na u njoftua procedura për njoftimin vullnetar. Nënshkruam të gjitha procesverbalet. Pavarësisht se kjo është një vendimmarrje krejtësisht politike, zoti Salianji e ekzekutoi atë vullnetarisht dhe u nis drejt burgut që i ka caktuar regjimi Burgu i Fierit. Jemi në kushtet e një vendimmarrje haptazi politike që u ekzekutua sot vullnetarisht nga zoti Salianji“- tha Braho.