Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO për 2 ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, e dërgon për rishqyrtim

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm, që la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj dy ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla dhe Mariglen Qato, të dhënë nga shkalla e parë në 3 maj të këtij viti.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosën dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në këtë gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

Pak ditë më parë, SPAK i shtoi një tjetër akuzë Redi Mollës dhe Mariglen Qatos për “pastrim parash”, ndërsa për Taulant Tushen u kërkua zgjatje e veprimeve hetimore me 3 muaj, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO.

Kujtojme se dy ish-drejtorët e Bashkisë, Qato dhe Molla u arrestuan në mars të këtij për shkak të dosjes korruptive “5D”.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë ‘de facto’ të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.