Deputeti Ervin Salianji do të dorëzohet në polici këtë pasdite pas dënimit me 1 vit burg, për “kallëzim të rremë”, për dosjen “Babale”. Burime për mediat bëjnë me dije se Salianji do të paraqitet vullnetarisht pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë rreth orës 17:00. Njëkohësisht pritet që para kësaj Drejtorie të mblidhen edhe mbështetës të deputetit.
Mësohet se perkrahesve te PD u eshte kerkuar qe te marrin pjese ne nje tubim diten e sotme ne oren 17:00 per te mbrojtur Ervin Salianjin.
Mesazhi i Grupit te PD:
Përshëndetje, të nderuar miq, ju bëj me dije këtë lajm urgjent.
Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji.
Goditja që I bëhet Salianit është goditje që I bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Mirë u takofshim