Gjykata e Tiranës liron nga burgu biznesmenin Elvis Miri, kompania e tij përfitoi dhjetëra tendera me dokumente false

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga burgu Elvis Mirin, pronarin e kompanisë “VALE Recycling” i cili akuzohej se përmes dokumenteve të falsifikuara përfitoi tendera në vlerë mbi 65 milionë lekë nga një sërë spitalesh publike.

Sipas Gjykatës, ai nuk ka rrezik për largim nga vendi, nuk ka rrezikshmëri vepre dhe nuk ekzistojnë dyshimet që mund të impaktojë hetimin, ndërsa e ka liruar me garanci pasurore.

Prokuroria ngriti akuzën se Miri kishte marrë pjesë në mbi 200 procedura tendera për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë, nga të cilat ka fituar 71.

Elvis Miri akuzohej për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave”, “(Keq) Menaxhimi i Mbetjeve” dhe “Aktivitete të rrezikshme”.

Nga hetimi rezultoi se Elvis Mirin, prej vitit 2016 merrte tendera me dokumente false dhe pa pajisje për trajtimin e mbetjeve spitalore për t’i kthyer nga të dëmshme, në të padëmshme.

Ai ka pretenduar se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme, por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë.  

Prokuroria bën me dije se për të kryer këtë procedurë  nevojitej paisja Econos Tsc 150 dhe një incenerator për trajtimin e mbetjeve spitalore. Por edhe pse nuk i kishte këto pajisje Ervis Miri për 8 vite ka marrë pjesë në gara dhe ka fituar tendera.