E BUJSHME/ Divorcohen Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Prej disa kohësh në media qarkullonte lajmi se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk jetonin më bashkë, por asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar.

Sot në mbrëmje, ka qenë vetë Ilir Meta që ka njoftuar në Syri TV se ka ndërmarrë rrugën ligjore për t’u divorcuar nga Monika Kryemadhi.

Ai u shpreh se e ka marrë vendimin pas deklaratave të Kryemadhit, e cila mbronte SPAK-un, në një kohë kur Meta e sulmon vazhdimisht.

Kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi po hetohen të dy së bashku në një çështje të vetme për pasurinë.

Peka: Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?

Meta: Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.