Plagosen 7 turistë francezë, furgoni me të cilin udhëtonin drejt Beratit përplaset me një autokombajnë

Një aksident ka ndodhur këtë të premte ku një furgon më të cilin udhëtonin disa turistë francezë në drejtim të Beratit, është përplasur me një autokombajnë.

Për pasojë janë plagosur 7 turistë francezë, disa prej tyre kanë marrë dëmtimë të rënda. Raportohet se disa prej turistëve kanë thyerje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesit e dy mjeteve. Ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Segmenti rrugor nacional Lushnjë-Berat është vazhdimisht shkak aksidentesh pasi është vetëm me dy korsi vajtje-ardhje dhe kalon nëpër zonë bujqësore ku mjetet motorike kalojnë nga njëra anë në tjetrën.