Një grup banorësh të fshatit Suk të Roskovecit kanë depozituar një tjetër kallëzim në SPAK, për kryebashkiaken Majlinda Bufi, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Kallëzimi ka të bëjë me ndërtimin e një termocentrali me gaz, që rrezikon jetën e tyre. Këtij kallëzimi i është bashkuar një anëtare e këshillit bashkiak të Roskovecit, Dhurata Malka.
Rikujtojmë se pak ditë më parë kryebashkiakja Bufi u pyet në SPAK për një kallëzim të opozitës për krime zgjedhore gjatë fushatës së vitit 2023.
Ndaj saj pati një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme pas një videoje të shfaqur në një emision investigativ në vitin 2023, ku kryebashkiaja shihej teksa i bënte presion me shkarkim nga puna një sanitareje për arsyen se kishte marrë pjesë në një miting të opozitës, në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.