Socialistët nuk humbin kohë, miratojnë me votat e tyre rezolutën anti-korrupsion, të hënën në Kuvend

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e PS, rezolutën anti-korrupsion të PS, të prezantuar pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama ndërsa të hënën kalon në seancën plenare.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ishte kreu i grupit parlamentar të PS, i cili propozoi datën 27 maj 2024 për çuarjen në seancë në Kuvend të draft-rezolutës, ndërkohë nuk munguan as debatet mes palëve.

Pjesë nga diskutimi:

Tabaku: Më vjen mirë që lufta kundër korrupsionit duhet ndryshojë dhe qeveria pranon që kemi një korrupsion endemik dhe sot ekziston në të gjithë institucionet. Tani kush ka folur e paska pasur të drejtë. Rezoluta që ju propozoni çon miratimin e ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe disa elementë që ne mendojmë se kanë nevojë për një debat më të gjerë se sa debati në kuvend. Kam dorëzuar disa ndryshime ligjore për të luftuar korrupsionin me ndryshime që i vijnë në ndihmë kësaj beteje dhe që u refuzuan nga PS. Mazhoranca i rrëzoi duke mohuar korrupsionin. Sot, qeveria pranon korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik. Ju kërkoni të krijoni një Komision AdHoc që merr funskione nga KKIE dhe pa asnjë argument.

Elisa Spiropali: Procei i integrimit është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i PS-së apo qeverisë. Draft-rezoluta është mekanizëm shtesë dhe detyrim që ka dalë nga procesi Screening. Komisioni i Posacëm është një hapësirë e re që adreson luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen

Eduard Shalsi: Duhet të jetë një armë shtesë për të gjithë ata që duan të çojnë reformat përpara.

Ermonela Felaj: Parlamenti nuk mund të jetë pasiv. Duhet të rimarrim në duar rolin tonë. Realisht është një detyrim i jo vetëm i qeverisë, por edhe perlamentit. Ky mekanizëm që propozon rezoluta është i gjetur. Kjo është një mundësi e artë që ne të bashkohemi për procesin e integrimit.

Për opozitëm, kjo rezolutë është para si një mënyrë për të kapur drejtësinë, akuza që kryeministri Edi Rama i hodhi poshtë edhe gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Malin e Zi.

Rikujtojmë se teksa në një fjalim rreth 2 orë ku prezantoi këtë rezolutë, Rama ftoi opozitën që t’i bashkohet iniciativës së mazhorancës për ngritjen e komisionit të posaçëm, duke e përshkruar atë si “një vend pune i përbashkët për të adresuar procesin e mëtejshëm të shtetbërjes”.