Largimi i Albana Ficos, zbulohet emri se kush do ta zëvendësojë në krye të QSUT-së

Nëndrejtoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” Alma Cami pritet të jetë drejtoresha e re e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Terëza’, pas largimit të Albana Ficos.

Kjo e fundit, drejtoi QSUT që prej dhjetorit të vitit 2021. Më herët, ajo ka mbajtur edhe postin e drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik.

Fico shërbeu si drejtoreshë në QSUT në vitet e pandemisë dhe ishte edhe anëtare e Komitetit të Ekspertëve, që merret vendimet në lidhje me oraret e kufizimit të lirisë për qytetarët.

Ajo është akuzuar nga opozita për sa i përket tenderit të barnave, ndërkohë që edhe SPAK po heton për zjarrin që përfshiu katin e parë të QSUT-së pak javë më parë.