Pas marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë Rama dhe Meloni, Ministria e Brendshme e Italisë ka publikuar tenderin ku janë identifikuar edhe organizatat e përshtatshme për të menaxhuar strukturat.
Mediat italiane kanë publikuar detajet ndërsa kanë shkruar se parashikohet që ambientet akomoduese të jenë gati deri më datën 20 maj.
Si do të funksionojnë qendrat:
“Të tre strukturat do të strehojnë pak më shumë se një mijë persona në të njëjtën kohë dhe mes tyre nuk mund të ketë të mitur, gra shtatzëna dhe persona të tjerë të konsideruar të pambrojtur.
Një nga tre strukturat do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, rreth 70 kilometra në veri të Tiranës, ku duhet të kryhen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Dy të tjerat do të vendosen në Gjadër.
Një ekip mjekësh duhet të punojnë brenda kësaj strukture 24 orë në ditë: një mjek i specializuar në anestezi dhe reanimacion, një mjek i specializuar në kirurgjinë e përgjithshme, një mjek i specializuar në ortopedi me aftësi kirurgjikale, një personel mjekësor i specializuar në psikiatri, një infermiere instrumentale, një punonjës social, një teknik laboratori, një teknik radiologjie dhe një punonjës shëndetësor i specializuar në radiologji.
Qeveria italiane është treguar specifike edhe në lidhje me veshjet që do t’u ofrohen refugjatëve.
Parashikohet se atyre do t’u jepen pantallona, një këmishë, një bluzë, një palë pizhame, tre pantallona të shkurtra dhe tre palë çorape. Pritet vetëm një ndryshim mes veshjeve të ofruara për periudhën e dimrit dhe atë të verës.
Vlera e kontratës është pak më pak se 34 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, lidhjen Ëi-Fi, kujdesin shëndetësor. Rimbursimi për këto shërbime nuk është përcaktuar ende
Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri, emigrantët nuk do të mund të dalin nga qendrat. Nëse një gjë e tillë ndodh, ato do të kthehen nga autoritetet shqiptare”, shkruajnë mediat italiane.