Dalim pamjet e rënda dhe dramatike të sulmit terrorist në Moskë, ku janë vrarë të paktën 93 persona.
Momentet rrëqethëse tregojnë pjesëtarët e Shtetit Islamik, të cilët qëllojnë pa mëshirë drejt turmave të njerëzve, që kishin marrë pjesë në një concert në sallën e qytezës Crocus.
Njerëzit vrapojnë dhe bërtasin të përfshirë nga paniku, ndërsa tentonin t’u fshiheshin plumbave për të shpëtuar jetët.
Një aksion madhor ka nisur nga policia ruse për kapjen e 3 pjesëtarëve, që dyshohet se janë ende në arrati.
Është verifikuar gjithashtu se terroristët më pas hodhën edhe një granatë duke bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi në sallën e koncerteve në periferinë veriore të Moskës.
Të pranishmit në festë shkuan në vendngjarje për grupin e rock-ut të epokës sovjetike “Picnic” që do performonte në orën 20.00, kohë kur filloi masakra.
Por para se të fillonte muzika, personat e armatosur dolën përpara turmës dhe filluan të hapnin zjarr. Dhjetëra persona u fshehën pas sediljeve në sallë ose nxituan drejt hyrjes së bodrumit për t`i shpëtuar plumbave.
Kjo ngjarje solli kujtime të tmerrshme nga sulmi i Shtetit Islamik në sallën e koncerteve Bataclan në Paris në vitin 2015, kur 89 persona u qëlluan për vdekje.