Në një konferencë me gazetarët, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka bërë me dije se Komisioni i Ligjeve ka rënë dakord për ngritjen e një grupi dialogu, që do të përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe do të merren vendime me konses.
Bardhi në deklaratë tbëri me dije se në këtë grup, do të ketë vend edhe një vend për atë që quhet si grupi i Bashës.
Ai tha se përveç Oerd Bylykbashit, Erisa Xhixhos të propozuar nga PD, vendi i tretë u takon kolegëve brenda grupit që kanë një mendim ndryshe.
“Grupi parlamentar ka miratuar propozimet, ku komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.
Propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brenda grupit që kanë një mendim ndryshe”, tha Bardhi.