Gjykata e Tiranës ka dënuar ish zyrtaren Alda Klosi me dy vite e gjashtë muaj burg, pasi nuk justifikon dot shumën prej 500 mijë eurosh, që iu vodh në shtëpi nga pastruesja.
Gjykata po ashtu dënoi me 7 vite burg, pastruesen Rozeta Dobi dhe me 5 vite djalin e saj, Havier Dobi.
Të tre të dënuar do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, duke bërë që dënimi t’i ulet me 1/3.
Si rezultat ish-zyrtarja do të kryeje 20 muaj burg, pastruesja 4.8 vite burg, ndërsa djali i saj 3 vite burg.
Gjatë seancës së sotme, pastruesja Rozeta Dobi ka deklaruar se shumën e parave ia ka dhënë vetë Alda Klosi që t’i mbante disa kohë në shtëpinë e saj. Po ashtu ajo ka deklaruar se ka punuar gjithë jetën me punë të ndershme, ndërkohë që tha se Klosi donte që të fajësonte bashkëshortin e saj për vjedhje.