Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, humb jetën i moshuari

Një i moshuar ka humbur jetën mesditën e sotme pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35 në lagjen “Osman Haxhiu”, ku banesa private e 70-vjeçarit Th.L, u përfshi nga flakët.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, të cilët pasi kanë izoluar flakët janë futur brenda në banesë, për 70-vjeçarin tetraplegjik nuk mund të bëhej asgjë pasi ai ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

I moshuari për shkak edhe të gjendjes së tij shëndetësore, nuk ka mundur të dalë në kohë nga banesa e tij.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Th. L., rreth 70 vjeç, (tetraplegjik), i cili për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.