Shkodra do të jetë qendra e socialistëve të shtunën, ku kryeministri Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët.
Pjesë e kësaj mbledhje do të jenë edhe zëvendës ministrat, ndërkohë që fokusi do të jetë te puna e kryer nga kryetarët e bashkive në të gjithë vendin.
Mbledhja e qeverisë dhe kryebashkiakëve vjen vetëm 1 javë përpara Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku pritet të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve.
Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim në qeveri, kur na ndan rreth 1 vit nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me mazhorancën që ka “ndezur motorrët” me synimin për të marrë mandatin e katërt.