Blerina Metës i ndalohet të ketë kontakt me 3 fëmijët, ja pista e re ku po heton policia për vrasjen e 50 vjeçarit

Hetuesit në Durrës po konsiderojnë të gjithë elementët e vrasjes nga fëmijët së Pëllumb Metës në Shënavlash, për të zbuluar motivet e vrasjes.

Prokuroria ka ndaluar Blerina Metën të takojë fëmijët e saj në polici. Që prej ditës së arrestimit ajo shkonte në ambientet e paraburgimit dhe u dërgonte atyre rroba dhe ushqim, mirëpo tani policia ia ka ndaluar të ketë kontakt me të tre ata.

Tashmë, një pistë tjetër që po hetohet është dhe ajo e konflikteve pasurore të fëmijëve dhe gruas me viktimën.

Ditën e djeshme në media u publikua se Pëllumb Meta kishte 12 dynym yokë, vlera e të cilës ishte rreth 500 mijë euro. Gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur këto dokumente, të cilat i mbante djali i madh, që i kishte premtuar motrës që me lekët e tokës do ta nxirrte nga burgu.

Në ditët në vijim pritet që të ketë të tjera zhvillime nga hetimet, të cilat do të mund të hedhin dritë mbi këtë vrasje makabre dhe plot me mistere.

Vajza ka deklaruar se ka qenë ajo personi që ka qëlluar mbi të atin, mirëpo policia do t’i bëjë dy eksperimente në poligon nëse di të qëllojë me armë.