The Sun: ‘Mbreti’ shqiptar i drogës Klodjan Copja, i dënuari i parë që do transferohet në Shqipëri pas marrëveshjes me Anglinë

Klodian Copja është shqiptari i parë i dënuar në Angli, që do të ekstradohet në Shqipëri, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në vendin tonë. Lajmin e bën të ditur The Sun ku shkruan se Copja do të duhet të shlyejë 17 vite burg në burgjet shqiptare.

36-vje֛çari u arrestua në mars të vitit 2017 në kufirin greko-shqiptar me pasaportë false pas 4 vitesh arrati, për tu ekstraduar më pas në Mbretërinë e Bashkuar, ku dhe u burgos si pjesë e një rrjet trafikimi kokaine në Londër.

Sipas mediave britanike, Çopja akuzohet për importimin e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Copja është shqiptari i parë i dënuar në Angli që do të ekstradohet në Shqipëri, si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve.