Gjykata e Tiranës ka lënë në burg mjekun Devish Hasi, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur dhe se i premtonte asaj se do ta merrte si gruan e tij të katërt.
Mbi Hasin, rëndojnë dy akuza, ajo e “Trafikimit të të miturve” dhe “Pornografi”.
Në një njoftim të para dy ditëve policia njoftoi arrestimin e mjekut dhe tha se 42-vjeçari e kishte shfrytëzuar të miturën për prostitucion për rreth 2 vite.
16-vjeçarja abuzohej në sy të grave të tjera, filmohej dhe më pas videot shpërndaheshin në një grup në rrjetet sociale.
E mitura nuk bashkëjetonte me mjekun, por shkonte shpesh në banesën e tij, ku familjarët e këtij të fundit ishin në dijeni për lidhjen e pazakontë.
Familjarët e 16-vjeçares janë shprehur se kanë qenë kundër marrëdhënies por nuk kanë mundur ta shkëpusnin vajzën nga mjeku. Sipas tyre ata nuk arrinin dot t’ia hiqnin idenë që ia kishte ngulitur mjeku Hasi.