SPAK i sekuestron hidrocentralin Erzen Breçanit, sekuestro edhe mbi llogaritë bankare dhe automjetet e Ervin Matës

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar HEC- “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij, i cili ndodhet në burg për shkak se akuzohet për lidhje me grupe kriminale.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro llogaritë bankare dhe automjetet në emër të Ervin Matës, i shpallur në kërkim, ndërsa janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër të tij apo familjarëve.

Ditën e sotme në Apelin e Posaçëm po shqyrtohet ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros.

Erzen Breçani, së bashku me ish-Shefin e Krimeve në Komisariatin nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni, Bujar Gërmizin dhe Besmir Murtatin, u arrestuan nga policia, ndërkohë që në kërkim janë shpallur 7 persona, mes të cilëve Ervin Mata, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, teksa njihet edhe si një nga personat e përfshirë në vrasjen e Fabjol Gaxhës në ish-Bllok, ngjarje e ndodhur në vitin 2018, ku mbeti i plagosur edhe Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Në kërkim është edhe Eralb Breçani, djali i Erzen Breçanit, i akuzuar për “trafik droge”. Eralb Breçani është kunati i Ervin Matës, pasi i ka marrë motrën për grua, teksa dyshohet se të dy ndodhen bashkë jashtë Shqipërisë.

Të arrestuar

-Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës

-Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6

-Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës

-Besmir Mustati

Detyrim paraqitje

Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri)

-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

-Ervin Mata

-Artan Sulejmani

-Albert Prenga

– Bajram Gerbova