Ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që prej dhjetorit ka kërkuar leje që të dalë nga shtëpia për të shkuar në Kuvend.
Berisha ka kërkuar përmes avokatëve të tij, leje nga Gjykata që të marrë pjesë në seancat parlamentare.
Nuk dihet se cili do të jetë veprimi i radhës, teksa kujtojmë se çdo pasdite ish-kryeministri del në dritaren e banesës së tij dhe komunikon me mbështetësit që mblidhen për ta suportuar.