Kandidati republikan braktis fushatën pas rezultatit te dobët, ofron mbështetje për Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë

Sipërmarrësi Vivek Ramaswamy pezulloi fushatën e tij për president pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet primare në Iowa.

“Që nga ky moment ne do të pezullojmë këtë fushatë presidenciale”, tha Ramaswamy. “Nuk ka asnjë rrugë që unë të jem presidenti i ardhshëm”, theksoi ai.

Tërheqja e Ramaswamy nga gara vjen  pasi 38-vjeçari nuk arriti të ndërtojë një fushatë të fortë  në një shtet ku ai kishte investuar shumë, duke shpresuar se do të fitonte mbështetje.

Ramaswamy  iu drejtua mbështetësve të tij  në Iowa të hënën në mbrëmje, duke ofruar mbështetje për ish-Presidentin Trump.

“Siç e kam thënë që në fillim, janë dy kandidatë të parë të Amerikës në këtë garë dhe unë i telefonova Donald Trump për t’i thënë atij këtë. E përgëzova për fitoren e dhe tani ai do të ketë mbështetjen time të plotë për presidencën dhe mendoj se ne do të bëjmë gjënë e duhur për këtë vend”, theksoi 38-vjeçari.