Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur sot për mediat pas mbledhjes së deputetëve të RIthemelimit. AI tha se Mazhoranca kërkon të bllokojë Reformën Zgjedhore dhe kryeministri Edi Rama e trajton atë si mall tregu, duke dashur t’i caktojë vetë rregullat e lojës. Ai i bëri thirrje presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që të dalë garant e në mbrojte të Kushtetutës.
“Ne jemi drejtuar si grup parlamentar Presidentit. Edhe njëherë në emër të grupit, i bëj thirrje të bëhet garant i Kushtetutës së Republikës.
Së dyti sa i takon reformës zgjedhore, doli qartë skenari i mazhoranacës që pse duan të mbajnë të bllokuar. Rama do ta trajtojë reformën zgjedhore si mall që shitet në treg, se do ta përdor për fitimin e zgjedhjeve me rregulla që i përcakton vet. Edhe në vitin 2020 deputet që nuk përfaqësonin listat reale shkuan në Kuvend dhe bashkuan votat me Edi Ramën për të hequr koalicionet. Ky skenar i orkestruar nga Edi Rama tashmë është i dalë boje. Kush mendon se do sillet njësoj si korporatat e 2020 nuk përfaqëson popullin opozitar. Reforma Zgjedhore është reformë që përcakton rregullat mes palëve. Rama gënjeu kur tha që nuk ka një vendim për të bërë një reformë bipatrizane. Reforma me consensus është rekomandim I OSBE ODIHR”, u shpreh Bardhi.