Nis gjykimi në mungesë ndaj Jemin Sherës, i përfshirë në vrasjen e Behar Sofisë, më 25 shkurt të vitit 2021.
Sipas hetimeve, Jemin Shera ishte organizatori dhe personi që ka marrë porosinë për ekzekutimin e Sofisë.
SPAK kërkoi 16 dëshmitarë dhe pyetjen e të bashkëpandehurve Bujar Zeza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe Ernejt Shyti.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga 30 vite burg për 4 të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin kërkohen 7 vite burg, i cili ishte edhe personi që e ekzekutoi.
SPAK relatoi në gjykatë se Shera e ka marrë porosinë për vrasjen dhe me pas ka krijuar grupin kriminal. Ata e kanë e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimit në afërsi të Piramidës 3 vite më përpara.
Jemin Shera vijon të jetë në kërkim për ngjarjen.