Një shtetas francez është gjetur pa shenja jete brenda një banese në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së tregut në qytetin bregdetar, ndërsa dyshohet se 55-vjeçari kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë.
Paraprakisht, dyshohet se francezi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanve të ngjarjes.
Ndërkohë pritet dhe një njoftim zyrtar nga policia e Vlorës.