E abuzuar nga djali i njerkut, 12 vjeçarja në Pogradec nuk pranon të shkojë në qendër trajtimi: Po më larguat nga nëna do i bëj keq vetes

Përfaqësues pranë Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve kanë shkuar në Pogradec, për ndjekjen e rastit të 12 vjeçares, që dyshohet se është përdhunuar nga djali i njerkut të saj. 29 vjeçari Kledi Tirollari gjendet në burg me vendim të Gjykatës së Korçës, ndërsa nëna dhe vajza janë larguar nga fshati Vërdovë, ku jetonin që prej fillimit të bashkëjetesës me familjen e përdhunuesit.

Ato kanë shkuar tek fshati i lindjes së nënës, ndërsa nga ana e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve janë ndjekur hapat e protokollit përfshirë këshillimin, shoqërimin dhe orientimin e fëmijës për rastin. Mësohet se e mitura ka kërkuar të takojë disa herë përfaqësuesen e kësaj zyre si një person të besuar të saj.

Po ashtu njësia e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve ka nisur punën për të gjetur një tjetër institucion për shkollimin e vajzës për arsye se nuk mund të rikthehet në shkollën e saj, për sigurinë dhe mbrojtjen nga bullizmi ndërsa për sa i përket strehimit do të bëhet e mundur me bashkëpunimin me organizata të ndryshe për mundësi për ta ndihmuar, pasi sipas tyre nëna dhe vajza janë banore e qyteti të Përrenjasit dhe për këtë rast është mbledhur grupi teknik ndër sektorial ku janë thirrur dhe përfaqësues nga drejtoria e shërbimit social në Bashkinë Përrenjas.

Gjithashtu është kërkuar që vajza të rehabilitohet në një qendër për t’i ofruar ndihmë psikologjike, e ofruar nga organizatat e ndryshme, por 12-vjeçarja ka ngulur këmbë të mos largohet nga nëna e saj, pasi nëse do e çojnë në qendër trajtimi sipas fjalëve të saj, do të dëmtojë veten. Në këto kushte nuk mund të kryhet strehimi në qendër trajtimi, pasi merret parasysh interesi më i lartë i fëmijës dhe dëshira e saj. Gjithashtu analiza gjinekologjike pritet të kryhet ditën e hënë dhe rezultatet do t’i bashkëngjiten dosjes hetimore për procedura të mëtejshme.

Ditën e hënë pritet të kryhet edhe ekspertimi nga mjekët që do të vërtetojë ose jo, deklaratat e tyre. Ditën e djeshme duke folur për një emision investigativ, vajza pranoi se ishin në një lidhje dhe se gjithçka ndodhi me dëshirën e saj. Po ashtu, ajo tregoi se pinte kontraceptivë prej dy vitesh, pasi ia jepte 29 vjeçari që të mos ngelej shtatzënë.