Zbardhet vrasja e maqedonasit në Greqi, identifikohen autorët shqiptarë

Policia greke ka zbardhur një vrasje të  ndodhur në 15 korrik të vitit të kaluar, në Hanioti të Kalkidhikisë, ku mbeti i vdekur një shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe u plagos rëndë një tjetër.

Skuadra e përbërë prej disa personash qëlluan me një pistoletë “zastava” të kalibrit 7.65 mm dhe lanë të vdekur në vend Ohran Bajramin, ndërsa plagosën rëndë Sead Sezlovijk.

Nga hetimet  reulton se autor i ngjarjes është Gani Tusha alias Marku i datëlindjes 1991, shtetas i Maqedonisë së Veriut me orgjinë shqiptare, ndërsa edhe dy bashkëpunëtorë të tij po shqiptarë janë shpallur në kërkim.

Identifikimi i autorit erdhi pasi 300 metra larg  vendit ku u ekzekutua Orham Barjami, u gjetën pistoleta zastava me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm, e cila rezultoi të ishte edhe arma e krimit, një palë doreza, syzet e errëta dhe kapuçi që ekzekutori mbante për të mos u identifikuar.

Armët u analizuan me teknologjinë e ADN-së dhe zbulimi i lëndës organike në to çoi në identifikimin e autorit të dyshuar, Gani Tusha.

Policia greke njofton se Tusha mbahet në një burg të Shkupit, pasi akuzohet se ka vrarë dy anëtarë të një organizate rivale vitin e kalur. Ai u arrestua menjëherë pas ekzekutimit të Bajramit në Kalkidhiki. Ndaj tij u lëshua një urdhër arresti dhe kërkesë për ekstradim.