Grushte e shkelma ndaj bashkëjetueses italiane, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, e kishte “tërbuar” xhelozia

Një 38-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë italiane për dhunë sistematike ndaj bashkëjetueses së tij.

Kjo e fundit, bëri denoncim në polici, mbi dhunën e ushtruar nga shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

38-vjeçari dhe gruaja italiane ishin në një marrëdhënie prej disa kohësh.

41-vjeçarja ka treguar torturat që ka përjetuar përgjatë dy viteve bashkëjetesë, që nga shkelma, grushta, shuplaka, fyerje, e deri tek kërcënimet me vdekje.

Ata ishin prindër të një fëmije një vjeç e gjysmë ndërsa gruaja kishte dhe dy vajza, nga një marrëdhënie e mëparshme.

Xhelozia dyshohet se ka qenë shkaku i konflikteve mes çiftit. Gruaja tregon se marrëdhënia e tyre ishte kthyer në toksike dhe se 38-vjeçari i kontrollonte çdo gjë, që nga bisedat në telefon dhe mesazhet e deri tek rrjetet sociale.