E BUJSHME/ Pas “ONE”, hakerat futen në sistemet e Air Albania dhe vjedhin të gjitha të dhënat

Grupi i hakerave Homeland Justice po sulmon me radhë të gjitha kompanitë në Shqipëri që sipas tyre mbështesin terroristët iranianë të strehuar në Manzë të Durrësit.

Pas hakimit të databazës së kompanisë “ONE TELECOM”, tashmë ata janë futur edhe në sistemet e kompanisë Air Albania dhe kanë marrë të gjitha informacionet e klientëve.

Njoftimi është bërë sërish në Telegram, ku grupi shkruan se të gjitha kompanitë që mbështesin terroristët do të jenë nën sulmet e tyre.

“Air Albania u hakerua nga Drejtësia e Atdheut

Të dhënat e Air Albania tani janë në dorën tonë. Ekipi i Drejtësisë së Atdheut ka akses në të dhënat e saj. Më pas i hoqëm të dhënat “që zinin hapësirë” nga serverët. Të gjitha bizneset dhe personat juridikë janë të sigurt nëse nuk mbrojnë dhe mbështesin terroristët e huaj me bazë në Durrës”, shkruhet në njoftimin e tyre.