Kuvendi nuk humb kohë, i dërgon brenda 1 ore SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit të Berishës

Kuvendi i Shqipërisë kur ka kaluar vetëm 1 orë nga seanca, i ka dërguar SPAK vendimin e marrë në parlament nga mazhoranca, për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mazhoranca miratoi vendimin me 75 vota pro ditën e sotme për t’i hequr imunitetin. Nga grupi parlamentar socialist munguan në votim Arben Ahmetaj dhe Agron Çela.Ndërsa tre deputetët e PSD sikurse në të shkuarën bashkuan votat me PS.

Sipas procedurave, pasi SPAK njoftohet zyrtarisht dhe njihet me relacionin, i drejtohet gjykatës dhe konkretisht gjyqtares Irena Gjoka për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, nga “detyrim paraqitje” dhe bllokim pasaporte, në masën “arrest me burg” ose “arrest shtëpie”.

Pas vendimit të gjykatës i takon BKH dhe Policisë së Shtetit të ekzekutojë vendimin.