Gjykata e Beratit ka dhënë masat e sigurisë për tre personat e arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Again”, pas kapjes së 8 ton domateve me pesticide ne Kroaci dhe qe ishin eksportuar nga Shqiperia.
Në seancën e sotme, gjyqtarja Ardiola Çela vendosi “Arrest në burg” për Mariglen Qorrin, pronar i kompanisë së eksportit të perimeve dhe “Arrest në shtëpi” për Griselda Doksanin, 25 vjeçe dhe Ronaldo Lika, 27 vjeç, të dy punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Berat.
Autoritetet kroate konstatuan dhe asgjësuan rreth 8 tonë domate të eksportuara nga subjekti “Era-Fruit”, pasi analizat zbuluan praninë e një niveli të lartë të substancës “Chlorfenapyr”, të tejkaluar mbi normat e lejuara.
Sipas autoriteteve, domatet përmbanin 0.06 mg/kg të preparatit, ndërsa norma e lejuar është vetëm 0.01 mg/kg. Për pasojë, prodhimi është konsideruar i rrezikshëm për konsum njerëzor dhe është asgjësuar menjëherë.
Të dy inspektorë të AKU Berat, pasi kanë kryer kontrolle në këtë subjekt dhe praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve.