Një 62 vjeçar është gjetur pa shenja jete një ditë më parë në lumin e Vjosës. Policia njofton se viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale G.L me banim në Këlcyrë.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 62 vjeçari është rrëzuar aksidentalisht e për pasojë ka rënë në lumë ku ka gjetur vdekjen.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, është gjetur pa shenja jete, në lumin Vjosa, shtetasi G. L., 62 vjeç, banues në Këlcyrë. Nga veprimet e para hetimore dyshuar se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në lumë dhe për pasojë ka humbur jetën”- njofton policia.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.