Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou”, ku një mjet tip “Benz”, me drejtuese 45-vjeçaren A.Z., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka aksidentuar dy këmbësorë si dhe një shitëse ambulante.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:25, në rrugën pranë Kishës “Shna Ndou”, Kurbin, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët shtetasen D.D., 21 vjeçe, shtetasin E.R., 39 vjeç, si dhe shitësen ambulante shtetasen A.Gj., 18 vjeçe.
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes