4 persona raportohet të kenë humbur jetë në SHBA, si pasojë e motit të keq, me erëra të forta dhe stuhi dëbore.
Ndërkohë furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në 900,000 familje dhe biznese në të gjithë vendin.
Guvernatori i Nju Xhersit Phil Murphy paralajmëroi qytetarët që mos ta neglizhojnë stuhinë e pazakontë gjatë një interviste për një media lokale.
Moti i keq ka prekur edhe trafikun ajror, pasi më shumë se 1,300 fluturime u anuluan dhe 8,600 u vonuan ditën e martë.
Përkeqësimi i kushteve të motit bëri që avioni i Zëvendës Presidentes Kamala Harris, të devijonte drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Dulles në shtetin e Virxhinias, në vend që të ulej në Maryland.