Një 41-vjeçar ka denoncuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij, e cila ka marrë me vete edhe dy fëmijët e ciftit.
25 vjecarja është larguar një ditë më parë ndërsa bashkëshorti i saj nuk ka asnjë informacion se ku ajo ka shkuar, së bashku me fëmijët e tyre. Policia po punon për gjetjen e të resë dhe dy fëmijëve.
“Më datë 06.06.2025, shtetasi S. T., 41 vjeç, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij shtetasen K. T., 25 vjeçe, e cila ka marrë me vete dhe dy fëmijët e tyre.Punohet për gjetjen e tyre” njofton policia.