“200 mijë euro për të ma sjellë Talo Çelën të gjallë”, Erion Alibej “zbërthehet” në gjyq: Si u njoha me Nuredin Dumanin

Erion Alibej, i penduari i drejtësisë ka folur sot për herë të parë në gjyqin e dosjes “Plumbi i artë”. Alibej i akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale tregoi njohjen me Nuredin Dumanin në vitin 2020, kur sapo kishte dalë nga paraburgimi i Elbasanit.

Alibej tha se Dumanin u takua në pallatin ku jetonte, ku ai ishte ngujuar. Ndërkohë shtoi para prokurorëve se ka qenë përdorues i Encrochat dhe SkyEcc

Alibej akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.

Pjesë nga diskutimi në gjyq:

Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkepunëtorët e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin.

Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i vitit 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, Fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe SkyEcc. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kishin ndodhur në familje. Arjani erdhi në Shqipëri. Arjani më tha se bëhej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte.

Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Celën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë. Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një C Class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova, fakte, foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka