2 mijë forca policie do blindojnë Tiranën për Samitin e Berlinit

Si asnjëherë më parë, Policia e Shtetit do angazhojë një numër të madh forcash në Tiranë për të garantuar sigurinë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë. Mësohet se në total 1604 punonjës të Policisë së Shtetit dhe 400 punonjës të Gardës së Republikës do marrin pjesë për sigurinë e Samitit.

Lexo edhe:

Gjithashtu, sot Policia e Shtetit bëri me dije edhe planin e masave dhe bllokimit të rrugëve ndërsa pjesa më e madhe e qendrës së Tiranës do jetë e bllokuar dhe nuk do lejohet asnjë kalim.