Teka na ndajnë edhe dy ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, më shumë se 50 % e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit kanë votuar.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, janë 174,488 zarfe me fletët e votimit që kanë mbërritur në Tiranë.
Në total janë 245,935 zarfe të dërguara në 85 vende të botës, nga të cilat 227,097 janë marrë nga zgjedhësit jashtë vendit.
Numrin më të lartë të zarfeve të mbërritura në KQZ e ka Tirana, më pas Fieri dhe Durrësi.
Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve
Tiranë 39,382 16.0%
Fier 23,404 9.5%
Durrës 18,702 7.6%
Elbasan 16,770 6.8%
Vlorë 13,815 5.6%
Korçë 13,096 5.3%
Shkodër 12,736 5.2%
Berat 10,745 4.4%
Lezhë 10,605 4.3%
Dibër 6,922 2.8%
Gjirokastër 5,594 2.3%
Kukës 2,717 1.1%
Ndërkohë sa u takon shteteve nga janë dërguar zarfet, kryeson Italia, më pas Greqia dhe SHBA.
Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas shteteve
Itali 70,496 28.7%
Greqi 39,890 16.2%
Gjermani 19,872 8.1%
Shtetet e Bashkuara te Amerikës 15,924 6.5%
Mbretëria e Bashkuar 11,303 4.6%