181 viktima në punë vetëm 3 muajt e fundit, shqiptarët në Itali protestojnë për rritjen e sigurisë dhe respektimin e rregullave

Kanë qenë të shpeshta rastet e aksidenteve në punë në Itali ku shpesh raportohet për shqiptarë që kanë humbur jetën.

Mbrëmjen e djeshme një protest u mbajt në Cozenca të Italisë, një muaj pasi shqiptari Edison Malaj humbi jetën në ndërtim.

Babai i dy fëmijëve kishte 25 vite që punonte në ndërtim në shtetin Italian, kur një pllakë betoni u shkëput nga vinçi dhe e zuri poshtë.

Mbrëmë u organizua një tubim nga emigrant shqiptarë por edhe banorë të zonës për rritjen e sigurisë në punë dhe përmirësimin e kushteve në ndërtim.

Për ngjarjen në Castrovillari, ku humbi jetën shqiptari po vazhdojnë hetimet. , ndërkohë që prokurorët e çështjes ende nuk kanë dalë në konkluzionin nëse kompania që kryente punimet respektonte të gjitha rregullat e sigurisë. Nën hetim për ngjarjen vijojnë të jenë pronari dhe dy përgjegjës të kompanisë

Në tubim ishte e pranishme edhe vajza e tij, Sara Malaj:

“Shpresojmë që drejtësia të bëjë detyrën e saj dhe ky është një hap i pare. Babi ishte një njeri solar, e donin të gjithë dhe nuk thoshte kurrë jo”,  tha vajza duke falënderuar të gjithë ata që u bashkuan me protestën e tyre.

Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, shqiptarë dhe italianë u bënë bashkë dhe protestuan, për gati 181 viktima në punë vetëm përgjatë tre muajve të parë të 2024.