Gazetarja Klodiana Lala ka treguar mbi problematikat e votës së Diasporës, ku janë rreth 250 mijë shqiptarë, të cilët pritet që të votojnë më 11 Maj.
Gjatë një bisede në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetarja tha se i kanë sjellë dhjetëra video ku qytetarët hapin zarfet dhe tregojnë votën e tyre, edhe pse kj e fundit duhet të jetë e fshehtë
Madje tha se plotësimi i votave po filmohet dhe u dërgohet punonjësve të administratës si provë, që ata t’ua përcjellin “shefave” të tyre.
Gjatë bisedës u disktutua edhe se si qytetarët nuk po i marrin personalisht zarfet me fletët e votimit, por ato po lihen në vende jo të sigurta
Ylli Rakipi: Votimi i disaporës ka shfaqur disa problematika. Emigrantët dalin në Tik Tok me shumë vota nëpër duar, çka ngre pikëpyetje për dorëzimin e zarfëve, deformimin e vullnetit. Ka patur raportimet se zarfet lihen në vende jo të sigurta, dorëzohen pa kërkuar ID, e me rradhë.
Klodiana Lala: Kam shpresuar që vota e emigrantëve mund të ndihmonte për të sjellë frymë të re. Por u zgjodh mënyra e gabuar për votën e emigrantëve. Më kanë sjellë dhjetëra pamje filmike kur hapin zarfet. Nuk e kanë kuptuar që vota duhet të jetë e fshehtë. Mund të bëhej platformë elektronike, mund të ishte më normale.
Kam takuar në terren njerëz të administratës që janë të detyruar të provojnë se kanë siguruar deri në 3 vota nga emigrantët. Ka video që tregojnë emigrantët votat, me qëllim që tu provohet shefave të patronazhistëve. Ky është deformim i vullnetit të votave. Dikush për interes, dikush do të ndihmojë njeriun e vet… Nesër do të kemi rezultat të deformuar. Nuk është marrë asnjë masë. E merr ai video, duke votuar.