Gjjykata e Tiranës ka dënuar me dy vite shërbim prove ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.
Prokurori Ndini Tavani kishte kërkuar që Gjokutaj të dënohej me dy vite burg, për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”.
Pala mbrojtës epretendonte pafajësinë, ndërsa Gjykata e ka shpallur Gjokutajn fajtor duke e dënuar me dy vite shërbim prove.
Bashkë me Gjokutajn, të pandehur për të njëjtën çështje ishin edhe Drejtori Juridik Fatmir Hoxha dhe përmbaruesi Alban Ruli. Ata akuzoheshin se i kanë shkaktuar buxhetit të shteti një dëm prej 1.2 milionë eurosh, duke trajtuar si ish-pronar Ilir Thanën.
Gjithçka nisi pas një kallëzimi të një banke të nivelit të dytë drejtuar Prokurorisë së Tiranës për një kredi të pashlyer, që zbuloi skandalin se si Ilir Thana u shpërblye dy herë për një pronë të blerë në vitin 1992, e cila iu kthye ish-pronarit tre vite më vonë. Më vendim gjykate, Ilir Thanës ju kthen paratë për blerjen e magazinës në vlerën e çmimit të tregut të kohës.